Flet mjeku: Helmimi i nxënësve, nga hashashi. Kishin shenja kafshimi në trup

Shqetësimet e papritura shëndetësore të katër nxënëseve të Shkollës 9–vjeçare “Jashar Hoxha” në Paskuqan u kanalizua shumë shpejt në debat politik duke detyruar edhe organet e rendit dhe shëndetësisë që nga ky presion të ishin të rezervuara në dhënie informacioni duke iu përgjigjur herë herë edhe oreksit të politikanëve në versionet e tyre.

Albeu.com ka mundur që të sigurojë dëshmi nga stafi mjekësor që trajtoi studentet në Repartin e Toksikologjisë në QSUT gjatë ditës së djeshme, të cilët konfirmojnë se e vërteta është krejt e ndryshme nga ajo që u tha zyrtarisht, pra se vajzat adoleshente ishin helmuar nga agjentë kimikë të shpërndarë pa kujdes në shkollë.

Mësohet se të paktën njëra nga vajzat e mitura ka konfirmuar para mjekëve, se shkaku i përkeqësimit të shëndetit të tyre ishte thithja e tymit të hashashit, e cila iu ishte servirur nga disa djem në moshë më të madhe që kishin mundur të hynin brenda territorit të shkollës. Vajza ka rrëfyer gjithashtu se lënda narkotike ishte ndezur në një kuti dhe secila prej tyre kishte thithur nga tymi që dilte prej djegies nën ndikimin e djemve më të mëdhenj në moshë.

Gjatë vizitës që i kanë bërë vajzave, mjekët e Repartit të Toksikologjisë kanë konstatuar gjithashtu edhe shenja në barkun e njerës prej vajzave të mitura duke bërë që të dyshonin se ato nuk ishin shenja dhune, por të thithura apo kafshime.

“E pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe njëra nga vajzat na tregoi se disa djem i kishin ofruar të thithnim tymin që dilte nga një kuti kartoni. Konstatuam se njëranga vajzat kishte shenja në trup. Nuk ishin shenja dhune, por diçka tjetër”., – shpjegon në kushte anonimati një nga mjekët që trajtoi dje vajzat në QSUT.

Insistimit të Albeu.com se nëse mund të na e konfirmonte se shenjat në trupin e njërës prej vajzave nuk ishin prej dhunës, ai shpjegon se dyshonin se kishim të bënim me shenja të ardhura nga thithje apo kafshime të pjesës së barkut.

Një fakt i tillë është alarmant për sigurinë e fëmijëve në shkolla dhe kontaktet e tyre me persona më të rritur në moshë si rasti në fjalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu