Dyshime mbi doktoraturën e Aziz Pollozhanit

Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore do nisin peticion për të kundërshtuar shkrirjen e UEJL-së në Universitetin “Nënë Tereza”. Pavarësisht se gjatë takimit të djeshëm me rektorin Zamir Dika studentëve ju premtua se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, ata janë të vendosur të kundërshtojnë fuqishëm shkrirjen e mundshme të dy universiteteve. Në objektin e UEJL-së, UNT-së i janë ndarë vetëm dy klasa kurse deri tani ka vetëm 170 aplikime nga studentët.

Nga ana tjetër, vazhdon të kontestohet mënyra e fillimit të punës në UNT. Profesori Asllan Bilalli akuzoi rektorin Aziz Pollozhani se ka marrë thirrjen shkencore në Kolegjin Universitar “Iliria” në Prishtinë, me pronar Mixhait Reçi nga Struga. Ky kolegj nuk ka studime doktorature dhe ligji nuk i lejon dhënien e thirrjeve shkencore. Edhe pse kërkuam, asnjë përgjigje nuk morëm nga institucioni në fjalë.

Pas konkursit të parë për staf akademik dhe mos-përmbushjes së numrit të nevojshëm të profesorëve dhe asistentëve, UNT-ja ka shpallur të hapur konkursin e dytë.

Përzgjedhja e disa profesorëve në UNT me të kaluar politike, vjen edhe pas zotimit të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, se Universitetin e ri, nuk do të ketë ish funksionarë të partisë së tij./tetovasot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu