Të prekurit nga vërshimet edhe 60 ditë mund të qëndrojnë në konvikte

Rreth 190 persona nga rajonet e vërshuara të cilët janë vendosur në konviktin për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë “Tome Stefanovski­Seniq” dhe në Qendrën shtetërore shkollore për arsim dhe rehabilitim “Partenija Zografski” do të mund ta vazhdojnë qëndrimin e tyre për edhe 60 ditë.

Për këtë vendim sot informoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska­Remenski në konviktin “Senikq” pas vizitës në rajonet e vërshuara në vendet e banuara, Hasanbeg, Ekonomi dhe Stajkovcë.

Theksoi se personat e zhvendosur në konviktet në “Seniq” dhe “Partnerija Zografski” kanë nevoja të mëdha të cilat nuk lidhen me akomodimin, për të cilat ekipet nga Ministria dhe Qendra ndërkomunale do të ndërmarrin aktivitete për t’iu ndihmuar në problemet me të cilat përballen siç është nevoja nga mbrojtja shëndetësore, sociale dhe fëmijërore.

Ministrja apeloi deri te të gjithë qytetarët nga rajonet e vërshuara, të cilët janë në rrezik social, ndërsa nuk janë drejtuar ose nuk kanë kërkuar ndihmë nga institucionet kompetente, këtë ta bëjnë menjëherë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu