Thaçi: Votoni PDSH-në për të dënuar të keqen

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi nga Komuna e Dollnenit i ka porositur mbështetësit e PDSH që të mobilizohen dhe t’i japin votën PDSH-së për të dënuar të keqen, siç thuhet në njoftimin e PDSH-së dërguar Telegrafit në Maqedoni.

”Ka ardhë koha e vërtetë me përkrahjen e faktorit ndërkombtar dhe me politiken konstruktive të PDSH-së të fitojmë besimin dhe votën e shqiptarëve dhe muslimanëve në përgjithësi, për shkak se jemi partia e vërtetë shqiptare e cila mund t’i mbroj interesat e të gjithëve.” tha Thaçi mes tjerash.

PDSH-ja takimet e saja parazgjedhor dje i mbajti në Cërnilishtë dhe në Debresht të Komunës së Dollnenit./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu