Në KS-OKB do të votohen dy projektrezoluta të veçanta për Halepin

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në të njëjtën ditë do të votojë dy projektrezoluta të veçanta për Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në KS të OKB-së e cila kritikohet për mos gjetjen e një zgjidhjeje ndaj konflikteve të cilat vazhdojnë prej 5.5 vitesh në Siri, sot do të diskutohen dy projektrezoluta të veçanta nga njëra-tjetra të paraqitura në Këshill për çështjen e Halepit.

Projektrezoluta e parë e cila është përgatitur nga Franca edhe me mbështetjen e Spanjës dhe e cila kërkon ndalimin e konflikteve në Halep do të jetë me qëllimin për ndalimin e fluturimit të avionëve ushtarakë mbi qytet. Ndaj kësaj projektrezolute që mbështetet nga vendet perëndimore pritet që të vendosë veton Rusia e cila vazhdon sulmet ajrore në Halep. Nëse realizohet kjo gjithashtu pritet që edhe Kina ashtu si edhe më parë mund të përdorë të drejtën e vetos.

Rusia dhe Kina që nga viti 2011 e deri tani kanë përdorur veton për 4 rezoluta për çështjen e Sirisë.

Rezoluta e fundit u përgatit në vitin 2014 dhe kërkohej që krimet e luftës në Siri të dërgoheshin për gjykim në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, në një deklaratë ditën e djeshme kishte deklaruar se “Si mund ta lejojmë kalimin e kësaj rezolute, nuk mund ta kuptoj.”

Projektrezoluta e paraqitur nga Rusia

Rusia me një lëvizje për të pakësuar reagimet ndërkombëtare për veton në minutën e fundit ka paraqitur një projektrezolutë kundër KS të OKB-së, ku i bëhet thirrje palëve në Halep për armëpushim, por nuk përmendet çështja për ndalimin e sulmeve ajrore.

Ndërsa edhe përfaqësuesi i përhershëm i Britanisë në OKB, Matthew Rycroft, në një deklaratë projektrezolutën e Rusisë e ka cilësuar “si një manovër që tenton vëmendjen e bombardimeve ajrore në Halep ta tërheqë në një vend tjetër.”

Këshilli do të mblidhet për të votuar dy projektrezolutat në orën 14.30, sipas kohës lokale.

Ndër të tjera bëhet e ditur se në takim pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, i cili në një deklaratë është shprehur se me projektrezolutën do të pyesim “A dëshironi armëpushimin në Halep; Po apo jo?) dhe veçanërisht do të shikojmë përgjigjen e Rusisë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu