Tabelat e reja shqipe në Shkup, përplot gabime

Vazhdon tjetërsimi i gjuhës shqipe në tabelat e rrugës në Shkup. Udhërrëfyesit janë të mbushur me gabime drejtshkrimore edhe atë vetëm në mbishkrimet që janë në shqip, shkruan Alsat-M.

Nga Qyteti i Shkupit përsëritin të njëjtën, përpiqemi për t’i evituar këto gabime. Qemal Musliu, këshilltar në Qytetin e Shkupit thotë se pavarësisht reagimeve të deritanishme, ndërmarrjet publike dhe sektorët tjera vazhdojnë të bëjnë lëshime gjuhësore nëpër tabela.

Nga ana tjetër profesoresha Ajtene Qamili e cila hulumton këtë dukuri, thotë se gjatë vendosjes së këtyre mbishkrimeve mungon konsultimi i ekspertëve gjuhësor që e njohin drejtshkrimin e shqipes në nivel më të avancuar.

Ndër gabimet e shumta që hasen në tabela janë: në vend të fjalës “xhami” është shkruar “xami”, në vend “Nënë Tereza” është “Nënë Terëza”, në vend të termit “Maqedoni” është shkruar “Maqëdoni”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu