De Biasi deklarata rrënqethëse për Shqipërinë e shqiptarët

Gianni De Biasi ka thënë se ndihet shqiptar. Madje, strategu italian ka folur fjalë të mëdha për popullin shqiptar

Trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi ka zbuluar gjithçka në një intervistë për të përditshmes sportive madrilene, AS. Italiani ka thënë se ndihet shqiptar, pasi është pyetur a e ndien vetën italian apo shqiptar.

”Pavarësisht se në Itali kjo nuk mund të tingëllojë mirë unë ndihem shumë Shqiptar, të përballesh çdo ditë me ta të bën dhe të ndihesh njësoj si ata”, ka deklaruar De Biasi.

“Me falënderojnë sepse tani fëmijët e tyre kanë kuptuar që me punë mund të arrijnë shumë lart, tani në Shqipëri nuk flasin me vetëm për Ronaldon dhe Messin, por edhe për Xhaken apo Sadikun”, ka theksuar ai.

Ish-trajneri i disa skuadrave italian ka folur edhe fjalë të mëdha për popullin shqiptar, të cilët nuk kanë një imazh të mirë në botë.

“Të gjithë keni një imazh të frikshëm për Shqipërinë, por po ju them që edhe për italianët në Amerikë flasin më shumë për mafian tonë sesa për Pizzat dhe Spagetit. Kam parë që dhe ju flisni për stadiumet në kushte të këqija në Shqipëri, por nuk e dini që pas zhvillimit të Kombëtares janë ndërtuar dy stadiume mjaft të mirë, të cilët mund t’i krahasoj pa frikë me stadiumet të Italisë ose Spanjës”, tha ai.

“Nëse ka diçka që më pëlqen nga populli shqiptar atëherë do thosha krenaria, ata mund të jenë të varfër, të pafuqishëm dhe gjithçka tjetër, por asnjëherë nuk ndihen të turpëruar t’i thonë të gjithëve se nga vijnë, flamuri i tyre me pak fjalë është shumë më i madh sesa duket”, ka përfunduar italiani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu