Grabitet xhamia Tabahane në Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se imami i xhamisë Tabahane që gjendet në rrugën Mirçe Acev në Tetovë, dje e ka paraqitur një vjedhje në xhami, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Imami i xhamisë e ka paraqitur në polici se grabitësi është futur në xhami dhe e ka dëmtuar sirtarin e metaltë dhe i ka vjedhur paratë që në xhami kanë mbërritur si donacion.

Policia e Tetovës ka dalë në terren por nuk ka hetuar rastin pasi ka pasur ndryshime të objekteve të dëmtuara. Janë duke u marrë masa për caktimin e dëmit të kryer./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu