Tërmet i ri me fuqi 2.4 ballë të Rihterit është ndjerë mbrëmë rreth orës 23:00 në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Qendrës makroseizmike evropiane, epiqendra ishte 58km në lindje të Shkupit me 2km thellësi.
Nuk ka informacione për dëme materiale nga tërmeti. Ditëve të fundit në Maqedoninë jugore është ndjerë tërmet që e dridhi edhe Greqinë.
Javën e kaluar tërmete kishte në Ballkan, në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. /Telegrafi/