APM i bashkohet LSDM-së për zgjedhjet e 11 Dhjetorit

Aleanca për Maqedoni Pozitive ka vendosur që në zgjedhjet e dhjetorit të merr pjesë së bashku me LSDM. Kjo u vendos në mbledhjen e sotme të Kuvendit të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pozitivistët, i njohuri ish kryeministri Buçkovski, gazetari Zikov dhe biznesmeni Minço, Jordanov janë larguar nga LSDM-ja dhe kanë ndjekur me “qasje pozitiviste”, që ishte në favor vetëm të kundërshtarëve të LSDM-së, dhe tani kjo do të thotë një risi dhe ndoshta kthim pozitiv në kopenë e vjetër të prezantuesve të Aleancës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu