Më në fund e dimë përse shërben zorra qorre

Gjithë kohës kemi jetuar në lajthitje që zorra qorre nuk ka kurrfarë funksioni, mirëpo megjithatë natyra nuk gabon aq lehtë. Ja përse shërben zorra qorre.

Disa shkencëtarë besojnë që dinë përse shërben zorra qorre, ndërkaq disa të tjerë mendojnë që ajo nuk ka kurrfarë funksioni.

Mirëpo, shumë hulumtues konstatojnë që zorra qorre në të vërtetë është depozitë e baktereve të mira, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë që zorra qorre ka rolin që të përtërijë florën e zorrëve pas sëmundjeve siç janë dizenteria apo kolera.

Në të gjenden rezerva të baktereve të mira të cilat presin momentin e vet që të hyjnë në traktin digjestiv dhe të plotësojnë vendet të cilat janë zbrazur për shkak të sëmundjes.

zq

Mirëpo, profesori Bil Parker ka tërhequr vërejtjen në një gjë të rëndësishme. Edhe pse zorra qorre ka ndonjë funksion, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet ta heqim në rast inflamacioni.

 – Kemi zbuluar një gjë interesante, mirëpo nuk dëshirojnë që ai zbulim të shkaktojë dëme. Nuk dëshirojmë që njerëzit të thonë: “Tani e di që zorra qorre imja ka funksion, nuk dua të shkoj te mjeku që të ma heqin, do të përpiqen ta mbaj” – ka thënë profesor Parkeri.

Hulumtimet janë bërë në shtazën koala, sepse ato kanë zorrë të gjatë qorre dhe ushqim shumë specifik, andaj ishte më e përshtatshme të ndiqet flora e zorrëve. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu