Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, ka bërë publike ftesën drejtuar kryetarit të LR-PDSH Ziadin Sela dhe kryetarit të partisë UNITETI Gëzim Ostreni. Ftesa mban nënshkrimin e Bilall Kasamit dhe kryetarit të RDK-së Fadil Zendelit, transmeton InfoShqip.
Në ftesë dy krerët e partive u drejtohen Selës dhe Ostrenit që me datë 12.10.2016 (e mërkurë) të takohen në ambientet e hotelit “Aleksandar Palace” në Shkup për të biseduar mbi bashkëpunimin mes subekteve politike që përfaqësojnë
Kasami shton se bashkëpunimin mes Lëvizjes BESA dhe RDK-së presin ta solemnizojnë me zgjerim të mëtutjeshëm të koalicionit. Më poshtë mund të ndiqni ftesën drejtuar dy partive opozitare LR-PDSH-së dhe UNITETIT./InfoShqip.com