Oxhaqet e “Jugohromit” tani nxjerrin edhe flakë, jo vetëm tym

Deri sa kryetari i BDI-së Ali Ahmeti po bëhet gati të fillojë fushatën me varreza dhe eshtra në Zajaz, varreza të reja masive për tetovarët dhe banorët e Pollogut si duket do të krijohen si pasojë e punës së kombinatit “Jugohrom”.

Tetova me rajonin përreth prej dje gjendet para rrezikut të shtuar, sepse oxhaqet e “Jugohrom”-it po punojnë me kapacitet maksimal. Nga oxhaqet e këtij kombinati tani nuk del vetëm tym, por edhe flakë, shkruan Gazeta Lajm.

Kjo vërehet në videon e postuar të dielën nga intelektuali tetovar, Arben Halili.

“Prape e diele dhe prape Jugohromi punon. Shiheni nga sekonda e 15 ju lutem. Cfare “prodhon” ky përbindësh. Cfare jete na pret dhe cfare eshte ardhmëria e fëmijëve tanë….”, ka komentuar Halili në facebook.

Me një vendim të qeverisë VMRO-BDI, kombinati “Jugohrom” punon jashtë standardeve që i parashikojnë Ligjet e Maqedonisë. Si pasojë Tteova vazhdimisht radhitet ndër qytetet më të ndotura në Evropë dhe botë, kurse në rajonin e Pollogut vazhdimisht rritet numri i personavë të sëmurë nga kanceri, shkruan Gazeta Lajm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu