Po thuajse çdoherë para zgjedhjeve qofshin ato lokale apo parlamentare, situata politike në Maqedoni di të marrë kahe nga ato më të paparashikueshmet, por në një shteti me një regjim si i joni këto gjëra janë të pritshme, të cilët nuk zgjedhin mjete për t’i ikur përballjes së mllefit nga populli në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Kur jemi këtu duhet thënë : A e keni vërejtur se sa herë që shtohen zërat kritik ndaj të keqes më të madhe me të cilat përballen shqiptarët e Maqedonisë, pra ndaj BDI-së dhe PDSH-së – për “habi” (këtu duhet cekur se të gjitha parametrat flasin për rritje të partive të reja shqiptare) shtohet edhe zhurma lidhur me bashkëpunimin e mundshëm të partive opozitare. Kështu, duket se me çdo kusht dëshirohet të krijohet përshtypja para opoinionit, se problemi i shqiptarëve të Maqedonisë nuk janë të bashkuarit rreth qarqeve policore e politike maqedonase, por të rinjtë që duan të promovojnë një vlerë të re poltike. Vlerë e cila ka të bëjë me sjelljen e moralit në politik, dijes, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj detyrimeve të marra prej popullit.
Për t’i qetësuar të gjithë ata që e kanë hallin e bashkimit të partive opozitare shqiptare duhet thënë edhe një të vërtetë tjetër – që dikush me apo pa vetëdije po e fsheh: Se bashkëpunimin nuk mund ta bëjnë të ardhurit nga e djeshmja politike, por një brez i ri i politikanëve shqiptarë që nuk janë as “refetat” e dikurshëm të PDSH-së, e as “koljodiamantat” e djeshëm të BDI-së, të cilët mendojnë se mjafton ta ndryshosh kapotën partiake që të bëhesh opozitarë dhe ta luftosh “rrugaçërinë” e deri djeshme partiake të cilës i ke pri.
Thënë edhe më qartë; a e vëreni se me bashkëpunimin e partive opozitare shqiptare merren ata të dejshmit që njëzet e pesë vite me radhë përkrahën partitë e reja që i lindnin nënta e vjetra partiake – pra copëzimin e indit politik shqiptarë – thuajse vetëm sa për të pasur me çka të merren – me bashkimin e tyre!
Kështu duket se bashkëpunimi i partive opozitare më shumë u nevojitet atyre që shumë shpesh i kanë ndërruar emblemet partiake, e të cilët nuk mungojnë te të gjitha partitë opozitare! Dhe të tillëve u vjen rëndë kur u thua se nëse opozitarizmi do mbështetej mbi “refetat” dhe “koljodaimantat” e deridjeshëm të PDSH-së e të BDI-së, atëherë me cilën të drejt morale mund t’i quash e keqe më e madhe “shkollat” partiake që i lindën disa nga këta opozitarë të rinjë. Prandaj duhet thënë atyre se ata që plot njëzet e pesë vite merren me prishjen e partive të vjetra, për të themeluar dy të reja si të mëparshmet se: Na lini të qetë neve të rinjve se duam diçka më shumë se bashkimin e ambicieve dhe egove të elitave partiake – bashkimin e popullit opozitar për të sjellë vlera të reja në shoqërinë shqiptare të Maqedonisë siç është morali politik, që shumë pak politikanë tek ne duan ta zbatojnë në veprimtarinë e tyre politike!