Lëvizja BESA – Tetovë i ndez ‘motorët’ për fitore në zgjedhjet e 11 dhjetorit

Lëvizja BESA – Tetovë realizon takime intensive me të gjitha strukturat partiake, ku po bëhet rifreskimi në radhët e saj, si dhe përforcohen strukturat me profesionistë të dëshmuar, ndërsa ditë më parë kryetarët e nëndegëve janë takuar në zyrat e BESËS – Tetovë për të ndërtuar strategji konkrete për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Ndryshe, javën e kaluar në zyrat e Lëvizjes BESA në Tetovë u organizua një trajnim profesional për mbarëvajtjen dhe ecurinë e procesit zgjedhor në Maqedoni, që u bashkëorganizua nga Departamenti i Drejtësisë i Lëvizjes BESA – me eskspert të problematikës zgjedhore. Në këtë trajnim morën pjesë të gjithë kryetarët e këshillave komunale të BESËS nga e tërë Maqedonia.

“Tutje në këtë trajnim përfaqësuesit e këshillave komunal të BESËS u njoftuan më për së afërmi me procedurat e procesit zgjedhor, të drejtat dhe detyrimet e partive politike në procesin zgjedhor, e ku u shpreh gatishmëria e gjithëanshm e Lëvizjes për hyrjen në procesin zgjedhor.

Levizja BESA përmes këtyre trajnimeve të vazhdueshme po bën përgatitje në të gjitha drejtimet për sigurimin e votës dhe votuesve të saj, me qëllim që asnjë votë e vetme të mos keqpërdoret në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, pasi këto zgjedhje – votime do të jenë ditë feste, me ç’rast shqiptarët e Maqedonisë do t’i thonë lamtumirë njëherë e përgjithmonë këtij regjimi që është në pushtet”, – thuhej në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Foto nga takimi:

14642271_617684451737839_6372185021300265750_n 14517662_617683241737960_3357744984806269585_n


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu