LSDM: Studenti do të ketë shans për të fituar para gjatë studimeve!

Sot, me propozim të studentëve, prezantojmë një masë për punë me pagesë për studentët në kampuset e studentëve.
Studentët do të kenë mundësi për të fituar duke punuar me një orar pune të shkurtuar, ashtu e quajtur part-time job.
Studentët do të munden që të punojnë në restorantet dhe kafiterit e studentëve, të organizojnë ngjarjet e kulturës, të punojnë si udhëheqës të kolegëve të tyre fillestarë ose si asistentë që ka të bëj me obligimet e administratës në korrniza të kampusit studentor. Ata do të munden të punojnë edhe në leximoret dhe libraritë.

Qëllimi i kësaj mase është studentët gjatë studimit të tyre të fitojnë para për të zvogëluar shpenzimet e studimit dhe të jetesës, të jenë të pavarur nga parat e prindërve të tyre. Plani ynë është të rinjtë të jetojnë e të punojnë këtu, në Republikën e Maqedonisë.

P1-Si do të punësohen në mensat kur ka studentë të cilët jetojnë në konviktet studentore?
Kjo masë ka të bëjë me studentët që jetojnë në konviktet studentore dhe qëllimi është që të punojnë këtu me orar të shkurtuar. Kjo masë është aktuale në vendet të Evropës Perëndimore. Nuk do të jetë një shumë e madhe parash por do të mjaftojë për shpenzimet e studimit të tyre.

P2-Si e vlerësoni pamjen e tashme të jetës së studentëve?
Pamja e jetës së studentëve në këtë moment e vlerësoj me njëshe, sepse studentët banojnë në konvikte të shkatërruara, standardi i studentëve është në nivel më të ulet, studentët mezi ekzistojnë nga fillimi deri në fund të muajit. Para një kohe këtu prezantuam disa numra nga një hulumtimi ynë, që tregon se një studenti i cili banon në konvikt i duhen mesatarisht 10.200 denarë., kurse paga minimale është 10.800 denarë, që do të thotë se prindërve nuk u mjafton paga e tyre për të paguar shpenzimet mujore. Për këtë arsye, përveç rindërtimit të shtëpive të studentëve, përveç kartelave për privilegji të studentëve, p[rveç ndërtimit të qendrave të re studentore, nga të cilat njëra do të jetë këtu, në korrnizat e shtëpisë së studentëve, Goce Dellçev, e propozojmë këtë masë për të rinjtë të vcilët kështu do të fitojnë me një punë të paguar për studentë, në diçka të cilën ne e quajmë shërbim të studentëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu