Shkariq: Përderisa partitë kanë çështje të pa zgjdhura, të shtyhen zgjedhjet

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Svetomir Shkariq dje për 24Vesti, tha se Kushtetuta është e qartë dhe nëse nuk shpërndahet Parlamenti të mërkurën, ashtu siç kishin njoftuar, ajo do të thyhet dhe do të vë në dyshim legjitimitetin e procesit zgjedhor. Shkariq dërgoni një mesazh në katërshe politike, përderisa ata kanë punë të pa zgjidhura, të shtyjnë datën e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja kryesore që Parlamenti nuk mund të shpërndahet është buxheti i pa miratuar për vitin 2017. Përveç buxhetit, deputetët nuk i kanë korrigjuar njësitë zgjedhore, edhe pse KSHZ-ja ka paralajmëruar se njësia e 6 është e paligjshme. Kurse nga ana tjetër ka një një var-ligjesh të nevojshme që i kërkon Katica Janeva.

Arsyeja për mos shpërbërjen përmendet edhe vizita e komisionerit të BE-së Johannes Hahn i cili të premten vjen në Maqedoni për një takim me udhëheqësit e Kuartetit politik, dhe me Prokuroren speciale, Katica Janeva. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu