Rexhep Qosja për maqedonët: Harrojnë se janë popull i vogël dhe mund të vijë dita kur do të pendohen pse sillen ashtu ndaj shqiptarëve.

Akademiku i mirënjohur, kontributdhënës i veçantë i letërsisë dhe historisë kombëtare shqiptare, Rexhep Qosja, me botimin e ditarëve të tij përshkruan ngjarjet më madhore dhe historinë shqiptare prej vitit 1966 deri në vitin 2014, në vetën e parë autori flet dhe përshkruan çdo ngjarje dhe përjetim, bindjet dhe veprimet e personave publik të kohës dhe bindjet e tija personale, ne një shenim të vitit 1983, pas një ngjarje në kuvendin e Maqedonisë, Qosja do shprehte për maqedonët këtë qëndrim:

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhje në të cilën prej fillimit e deri në fund të saj u diskutua për situatën politike në Kosovë dhe për veprimtarinë politiko shoqërore të shqiptarëve në Maqedoni. Në fund të mbledhjes Kuvendi miratoi konkluzionet e ashtuquajtura Konkluzione kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Miratojnë politikanët maqedonë konkluzione kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar por nuk miratojnë konkluzione kundër nacionalizmit dhe irredentizmit të vet. Pse jo? E kanë Serbinë dhe e kanë Jugosllavinë që ua lënë duart e lira të sillen si të duan madje, edhe me dhunë e me terror, ndaj shqiptarëve. Harrojnë se janë popull i vogël dhe mund të vijë dita kur do të pendohen pse sillen ashtu ndaj shqiptarëve./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu