E pabesueshme ajo që po ndodh me stadiumin “Loro Boriçi”

Fusha e stadiumit “Loro Boriçi” nuk është në gjendje të mirë, dhe kjo është parë së fundmi në ndeshjet që luajti Kosova dhe Shqipëria. UEFA ka kërkuar që të mos ketë ndeshje para këtyre përballjeve, pasi cilësia e punimeve të fushës lë për të dëshiruar.

Tapeti i vendosur nuk është ngjitur mirë, dhe kjo u pa në Shqipëri-Spanjë, ku pjesë të tapetit kërcenin lart. Federata do të ndërhyjë dhe të vendosë një tjetër tapet dhe do të bëhen punime ekstra që mos të shfaqen të njëjtat probleme.

Në këtë mënyrë Vllaznia nuk do të ketë të drejtën që të luajë në shtëpinë e saj ndeshjet e radhës në kampionat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu