Ziadin Sela e quan “biber të zi” kryetarin e RDK-së Fadil Zendelin

Bashkëpunimi i partive shqiptare opozitare është tema e sotme e emisionit “Arena”, ku të ftuar janë kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, dhe gazetarët Isen Saliu dhe Bekim Laçi. Duke folur për ftesën publike që e bëri Lëvizja BESA, drejtuar LR-PDSH-së dhe partisë UNITETI, kreu i Lëvizjes për Reforma-PDSH, Ziadin Sela, e cilësoi këtë ftesë si ultimatum, duke shtuar se nuk pranon ultimatume të këtilla.

Madje, Sela e ka quajtur kreun e RDK-së, Fadil Zendelin me përbuzje si “biber të zi”, dhe se nënshkrimi i Zendelit i pengon për takimin e nesërm ndëropozitar./Infoshqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu