Deklaratat e Ziadin Selës, reagojnë Artan Dika dhe Vigjilent Leka të RDK-së (FOTO)

Pas emisionit të mbrëmshëm Arena ku kryetari i LR PDSH-së Ziadin Sela një pjesë të madhe të kohës ia kushtoi ndasive në RDK, konkretisht Fadil Zendelit dhe përkrahësve të tij, kanë reaguar antarët e kryesis qendrore të RDK-së Artan Dika dhe Vigjilent Leka.
Në profilet e tyre në facebook ata kanë shkruar:
Artan Dika: Nuk e kuptoj se pse nuk bashkohet LR PDSH-ja me PDSH-në. Duhet bashkim dhe jo përçarje. Të paktën PDSH-ja ka edhe njerëz, jo vetëm vula.
Vigjilent Leka: Ziadin, disi e kuptova kur u arsyetove që e ke sulmuar RDK-në në vitin 2013 duke qenë deklaratë e imponuar nga Thaçi, ok kjo. Po sonte ç’ne, kush?
/tetova1/

artan-vigjilent


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu