Shqipëria dhe Maqedonia janë të orientuara drejt NATO-s për sa i përket aleancave politike dhe ushtarake, por raporti problematik mes qeverisë maqedonase dhe shqiptarëve etnikë në Maqedoninë Perëndimore e bën lehtësisht të cënueshme marrëdhenien ekëtyre dy vendeve.
Të mendosh një luftë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të ishtë një çmenduri në këtë periudhë, megjithatë Ballkani ka filluar të nxehet sërish me rritjen e ndikimit rus në rajon.
Nga ana tjetër, verëhetnj retorikë e fortë mes Kroacisë dhe Serbisë të mbështetura respektivisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia.
Në këto kushte, Ballkani bëhet edhe më i pasigurtë dhe çdo shtet duhet të marrë në konsideratë tensionet e mundshme në këtë rajon.
Duke parë këtë probabilitet, sado të vogël në rast të një konflikti të armatosur, është bërë një hulumtim në treguesit ekonomik dhe ushtarak të këtyre vendeve për vitin 2016 duke i nxjerrë të dhënat siç pasqyrohen në fotogalerinë e mësipërme. albeu.com