Osmani: Sela si shpesh shihet i përqafuar me Ramiz Merkon

Analisti Hadi Osmani ka kritikuar kryetarin e LR-PDSH-së, Zijadin Sela, sepse publikisht i shan gjykatat ndërsa nga ana tjetër punon sipas urdhrave dhe caktimeve të tyre. Ai thotë se Sela ende mban raporte shumë të afërta edhe me kryetarin e BDI-së ën Strugë, Ramiz Merko.
“Në këtë kartë Sela luan edhe me bashkimin opozitar. Publikisht ai del 100% i besueshëm dhe për bashkim kurse kur vjen puna te konkretizimi ai ua hedh të gjithëve – fakt për këtë është takimi kur u takuan Besa, Uniteti dhe Rdk kurse Lr-Pdsh mungoi dhe Sela tha se nuk kishte marr ftesë kurse pastaj u demantua pasi Lr-Pdsh ishte njoftuar 3 herë nga nikoqiri në lidhje me atë takim. Ja pra kështu dalëngadalë duhet parë karta dhe loja e Selës dhe jo fjalët e tij përplot eufori dhe karizëm. Siç duket Besa e ka kuptuar këtë prandaj nuk merret më shumë me Selën pasi e dinë se ai mund vetëm të shkaktojë më shumë përçarje edhe brenda subjektit të tyre ashtu siç bëri te RDK. Edhe kur është fjala te hipotekat ky zotëri shpesh herë shihet i përqafuar dhe në darka e dreka me Ramiz Merkon prandaj nuk dihet se çka lyhet e përzihet edhe aty”, vlerëson Osmani.

sela-merko

sela-merkko


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu