LSDM Kërkon shpërbërjen e Kuvendit, VMRO votimin e buxhetit (VIDEO)

LSDM ka dorëzuar sot në Kuvend iniciativën për shpërbërjen e Kuvendit, me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Goran Sugarevski, deklaroi se kërkojnë që Kuvendi të shpërbëhet sot deri në mesnatë dhe se me këtë dëshmojnë se mbështesin Marrëveshjen e Përzhinos.

“Si pjesë e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ne deputetët jemi të detyruar të tregojmë se mbesim në pozitat e marrëveshjes të cilat janë në interes të zgjidhjes së krizës politike dhe mundësimit të jetës së denjtë për qytetarët e Maqedonisë. Çdo përpjekje për shpërbërjen e Kuvendit nga ana e shumicës së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, do të jetë dëshmi shtesë se pushteti i Nikolla Gruevskit dëshuron të ikë nga zgjedhjet më 11 dhjetor”, tha Goran Sugarevski nga LSDM.

Në pyetjen nëse LSDM  do të shkojë në zgjedhje edhe nëse nuk sillen ligjet për PSP-në të rëndësishme për rastin “Monstra” dhe “Sopoti”, por edhe ligji për barazinë e njësive zgjedhore,Sugarevski deklaroi se po do të shkojnë.

“Do të thotë ne sot dorëzojmë kërkesë. Ne jemi një nga nënshkruesit e Marrëveshjes nga Përzhino dhe në pajtueshmëri me marrëveshjen që më 11 dhjetor të kemi marrëveshje”, theksoi Sugarevski.

Menjëherë pas iniciativës së LSDM-së, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE. Në kumtesë partia maqedonase në pushtet thotë se do të pajtohen që sot të shpërbëhet Kuvendi, por seanca të caktohet në ora 17 dhe pikë e parë e seancës e rendit të ditës të jetë miratimi i Buxheti për vitin 2017, pasi sipas VMRO-së, atëherë do të garantohet pagesë e rregullt e rrogave, pensioneve, ndihmave socialedhe pagesat e tjera të nevojshme të qytetarëve, ndërsa pika e dytë të jetë shpërbërja e Kuvendit.

“Në qoftë se LSDM është e bindur se do ta fitojë mbështetjen në zgjedhjet e ardhshme, nuk është e kontestueshme që në seancën e parë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare të propozoj dhe votojë rishikim të buxhetit. Mos miratimi i buxhetit do të thotë edhe rrezik potencial dhe rrezik nga vendosja e vendit edhe në krizë financiare, krahas krizës me të cilën luftojmë dhe tentojmë ta tejkalojmë. Me përkrahjen e agjendës të cilën e propozojmë, LSDM do të dëshmojë se me të vërtetë ka për qëllim të dalë në zgjedhje dhe se me të vërtetë janë të bindur se shteti tashmë nuk guxon të jetë rob i interesave politike të Zoran Zaevit”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Në lidhje me shpërbërjen e Kuvendit, ende nuk janë prononcuar partitë shqiptare në parlament, BDI dhe PDSH, ndërsa iniciativë të njëjtë sot ka dorëzuar edhe deputeti i pavarur Pavle Trajanov. Afati i fundit për shpërbërjen e Kuvendit është data 27 tetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu