Analisti politik Ismet Ramadani në emisionin “Arena” tha se për tu arritur synimi, e ajo është rrëzimi i këtij pushteti, kësaj të keqe siç e tha quajti koalicionin qeverisës VMRO-DPMNE-BDI, nuk duhet që të kenë rëndësi çështjet protokollare dhe teknike “kë e ftoj, si e ftoj, kush e ftoj”.
“Dalë ngadalë zgjedhjet po afrohen dhe nëse është synim i sinqertë për të bashkëpunuar, për ta larguar këtë qeverisje të keqe, atëherë nuk duhet të nxirren ose të kapen në çështje të cilat, thjeshtë në synimin për tu bashkuar dhe për të fituar opozita nuk kanë shumë rëndësi”, tha analisti Ismet Ramadani.
Tutje Ramadani ka thënë se LrPDSh ka harxhuar shumë energji në përplasjen e koncepteve brenda individëve për të reformuar partinë, ndërsa bashkëpunimi opozitar nuk ka qenë prioritet, dhe se nëse ka sinqeritet për bashkëpunim, ajo do do të arrihej.