Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me kryetarin e RDK-së, Fadil Zendeli pas një takimi të përbashkët kishin deklaruar se “pioriteti jonë më i lartë është vetëm rrëzimi i BDI-së, kjo e keqe më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë, përderisa do të ofrojmë platformën konkrete”.
Ndërkohë, përderisa po vijon një debat televeziv ku i ftuar është Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, duket se ka alarmuar BDI-në dhe ‘artanët’ e saj. Pra, deklarimet e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, se prej tani e tutje BESA ka një fokus të kryesor luftimin e BDI’se, ka ngjallur panikën te BDI, raporton InfoShqip.com.
Me çka deputeti dhe njëherit shef i kabinetit të Ali Ahmeti, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin e tij të fb, ka shkruar: “Synimi i bashkimit për të rrënuar është i destinuar që të dështojë. Kur këto synime kombinohen me mungesën e njohurisë, ofertës dhe vizionit politik, bëhen akoma më intriguese, sipërfaqësore dhe potencialisht të rrezikshme”, shkruan Grubi.
Ai më tej shkruan se gara duhet të përqëndrohet në oferta, proekte dhe ide të qëndrueshme dhe të realizueshme, e jo në rrënime, shkatërime, beteja e lufta.
Vetë reagimi i Grubit flet për paniken që ngjallin keto deklarime të eksponentëve më të lartë se tash e tutje BDI do te goditet dhe luftohet pa kompromis deri ne rrëzimin e saj përfundimtar.
Nndërkohë, Lëvizja BESA njihet për strukturat e saja të mirë organizuara dhe bashkë organizimin e protestës më të madhe shqiptare në Maqedoni./Infoshqip