Ushtria amerikane ka bombarduar tre vendndodhje radarësh në Jemen, pas dy sulmeve të një pas njëshme me raketa ndaj një luftanije amerikane brenda pak ditësh në Detin e Kuq.
Sipas Pentagonit, tre radarë të implikuar në sulmet ndaj anijes amerikane u shkatërruan.
Zyrtarë amerikanë deklaruan se raketat kundër anijes u lëshuan nga territori i Jemenit që kontrollohet nga rebelët huthi dhe që mbështeten nga Irani.
Mësohet se kundërpërgjigjja amerikane u autorizua nga presidenti Barack Obama.
Ndërkohë, SHBA-të kërcënojnë se do t’i përgjigjet pa hezituar çdo kërcënimi tjetër të ngjashëm. /albeu.com/