Owen kishte pasur probleme serioze me lëkurën që në moshë të vogël, dhe me kalimin e kohës virusi u zhvillua dhe po i prekte të gjithë trupin e sidomos fytyrë.
Ky virus i shkaktonte vogëlushit gjakosje në trup, plagë dhe një gjendje agonie.
Shenjat e para të ekzemës iu shfaqën që kur ishte 6 javësh. Ai kishte dhimbje të tmerrshme në trup, sa e kishte të vështirë edhe të flinte.
Nëna e tij tregon se ishte torturë për to ta shihnin djalin në atë gjendje.
“Fillimisht Owen pati shenja të kuqe në faqe, kur ishte 6-javësh, dhe shumë shpejt shenjat u përhapën edhe në pjesët e tjera të trupit. Në moshën 4 vjeç, kur djali duhej të fillonte shkollën, nuk mund të ecte apo të qëndronte në këmbë pa pasur dhimbje. Çdo herë që ai ulej, fillonin menjëherë dhimbjet dhe kruhej në vende të ndryshme derisa i dilte gjak.
Në Janar të vitit 2013 djali pësoi një krizë, ku i gjithë trupi, sidomos fytyra, dukej sikur kishte pësuar një djegie të shkallës së rëndë. Prindërti e dërguan menjëherë në spital, ku u diagnostikua me një infeksion të rrallë dhe vdekjeprurëse, i quajtur eczema herpeticum (infeksion bakterial që han mishin e pacientit).
Sipas mjekëve. ky infeksion mund të shkaktojë humbje të shikimit, dhe mund të jetë fatal për jetën nëse arrin të prekë trurin.
Nëna e tij vendosi të heqë dorë nga puna dhe t’i përkushtohej plotësisht kurimit të djalit të saj. Ajo kontaktoi me Shulan Tang, një profesoreshë e mjekësisë kineze, e cilajetonte në Mançester.
Në maj të vitit 2014 Oëen nisi trajtimin dhe pas vetëm 4 muajsh pasi konsumoi çdo ditë një përzierje bimore, gjendja e djalit ndryshoi krejtësisht, ai mund të luante, të vraponte, madje filloi të shkonte edhe në shkollë.
Përzierja bimore ndryshohej vazhdimisht në bazë të nevojave të Oëen dhe përfshinte bimë tipike kineze që kishin ndikim pozitiv mbi gjakun.
Përzierja ndihmoi të lehtësimin e kruajtjeve, luftimin e lëndëve toksike, rigjenerimin e lëkurës dhe pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Prindërit e tij thonë se pas kësaj kure, jeta e djalit të tyre dhe ajo e të gjithë familjes ka ndryshuar rrënjësisht. /albeu.com/