Edhe pse ka pasur shumë dilema mes ekspertëve të mjekësisë, besohet se arra e zezë është një kurë potenciale e kancerit, për arsye se vret “parazitin” përgjegjës për shkaktimin e sëmundjes. Shkencëtarët në Spanjë së fundmi kanë zbuluar se arra e ulë rrezikun e vdekjes nga kanceri për 40 për qind dhe nga sëmundjet kardiovaskulare për të paktën 55 për qind, transmeton lajmi.net
Ndihmon për të luftuar plakjen:
Studimet e fundit kanë treguar se konsumi i arrave, parandalon plakjen tek femrat e gjithashtu parandalon dëmtimet fizike që vinë me pleqërinë.
Hulumtimet e fundit të bëra nga një universitet me reputacion në Amerikë, kanë treguar se konsumi i 75-gr arra në ditë e përmirëson performancen seksuale dhe shëndetin e spermës. Arrat janë të pasura me yndyrë bimore të Omega-3, një lloj i acidit yndyror që mendohet të jetë shumë e rëndësishme për shëndetin e spermës.
Përmirësimi i shëndetit të zemrës:
Arrat e papërpunuara janë një aleat i pazëvendësueshëm i zemrës. Ajo janë të pasura me sasi të konsideruar të polifenoleve, komponime këto të cilat mendohet se luajnë një rol tejet të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Arrat gjithashtu kontribojnë duke ulur nivelet e kolesterolit në gjak, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe parandalimin e inflamacionit