LR PDSH dhe UNITETI po e forcojnë Lëvizjen BESA

Tema e bashkimit të opozitës shqiptare jashtë parlamentare në Maqedoni, po duket si një temë ose kartë e përshtatshme për të punuar në heshtje BDI dhe PDSH-ja tek votuesit shqiptarë të Maqedonisë. Si LR PDSH, si UNITETI, po edhe LËVIZJA BESA para disa kohësh u bënë të tepërt me atë se kush kë e ka thirrur në takim për të përgatitur një program dhe platformë të përbashkët drejtë arritjes së fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 11 dhjetor.

Deri para disa ditësh gjithmonë kam kujtuar se naze po çet Lëvizja Besa dhe nuk po i përgjigjet pozitivisht ftesave të LR PDSH-së për bashkimin e opozitës shqiptare në Maqedoni. Por, me kërkesën e fundit të kësaj lëvizje, caktimin e datës dhe takimit publik për të diskutuar në temën e bashkimit të opozitës shqiptare, i ka larguar nazet nga vetja dhe ato ia ka lënë LR PDSH-së dhe UNITETIT. Arsyetimi i UNITETIT dhe LR PDSH-së për mos pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga LËVIZJA BESA është qesharak për arsyen e ndjeshmërisë së temës. Nëse deri më sot janë mbajtur takime të grupeve punuese, pse nuk iu përgjigjët ftesës publike në sytë e opinionit, që të diskutoni për pikat e përbashkëta dhe ato që ju dallojnë?

LËVIZJA BESA ka bërë një hap të mençur me afrimin e profesor Fadil Zendelit nga RDK-ja si dhe PPD-në. Indirekt parashtrohet pyetja e pengimit të opozitës shqiptare dhe dyshimeve direkte te Vesel Memedi, ish kryetari i RDK-së, i cili me dhunë po e mban RDK-në dhe vulën e saj? Bashkimi i LR PDSH-së me RDK-në zyrtare është normal në rrethana normale, por jo i përshtatshëm në momentin kur e gjithë kryesia e RDK-së distancohet dhe e shkarkon kryetarin Vesel Memedi, ndërsa ky i fundit hakon imejlat e shokëve të tij të dikurshëm dhe i bënë gjërat private publike. Në këtë mënyrë duke krijuar një konspiracion se duan që ta shkatërrojnë të njëjtin dhe duke ia hedhur në tërësi fajet ish kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani. Si një person që për shkak të punës detyrohem të jem “ i papërcaktuar” politikisht, vlerësoj se veprimi i fundit i LR PDSH-së dhe UNITETIT ia kanë rritur forcën dhe famën LËVIZJES BESA.

Akuzimi i ish komandant Hoxhës, Xhezair Shaqirit, se Bilall Kasami qenka bërë bashkë dikur me Zoran Zaevin dhe në këtë mënyrë ta ndotë ose ta lidh me konspiracionin se LËVIZJA BESA është e afërt me LSDM-në po më duket qesharak dhe pa taban. Sidoqoftë, shqiptarët në Maqedoni do të kishin shpresë nga bashkëpunimi i opozitës shqiptare jashtë parlamentare. Nazet e LR PDSH-së, UNITETIT dhe mbajtja në jetë e RDK-së se Vesel Memedit e zhbën këtë shpresë duke mos ndryshuar realitetin dhe strukturën politike në vend. Në fund të fundit edhe nëse LËVIZJA BESA forcohet nga nazet e partive të vogla politike, prap ajo ngel e pafuqishme para partive tradicionale shqiptare, BDI dhe PDSH-së. Për t`u bërë tamam e fortë asaj i duhet që t`ia ulë nazet edhe LR PDSH-së edhe UNITETIT.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu