Njeriu brenda qenies politike

Nëse filozofi italian Nicola Abbagnano kërkon zgjidhje “pozitive” të problemit të ekzistencës, pra filozofia e tij është kërkimi apo njohja e qenies, për të cilën ai mendon se njeriu në esencë është strukturë. Atëherë njeriu si qenie politike, para së gjithash duhet të jetë në kërkim të njohjes së qenies së tij, Qenies së Domosdoshme dhe të drejtës natyrore për të ardhur deri te preokupimi i të mirës së përgjithshme, e cila në fakt duhet të jetë dhe e mira publike.

Njeriu si qenie politike, në fakt duhet të jetë social si i tillë, por dhe bashkërendues me natyrën që e rrethon. Mirëpo, shpeshherë në praktikë arrijmë të shohim njeriun, si qenie jo politike, në fakt që nuk duket social si i tillë, por dhe aspak bashkërendues me natyrën që e rrethon. Ky krahasim midis njeriut si qenie politike, dhe njeriut si qenie jo politike, shihet qartë tek manifestohet nëpër planet jo inteligjente për bashkërenditje tek krejt klasa politike shqiptare. Kjo ndodh ose për faktin se u mungon politikanëve plani inteligjent për bashkërenditje për politika strategjike kombëtare, ose plani për të qenë tekanjozë të llojit të veçantë për ta kthyer inatin si bindje politike…

Kjo shoqëri këtu politikisht tashmë është e “vdekur”, pasi kësaj shoqërie i mungon klasa politike për t’i përfaqësuar denjësisht. Një klasë politike në pushtet ka vënë popullin e vet në letargji, ndërsa klasa tjetër politike në opozitë merret kryesisht me tekat e tyre boshe, që me siguri do t’i çoje në një humbje të pazakontë, që çmimin do ta paguajnë që të gjithë.

Më kujtohet thënia e filozofit francez Volter, për të cilën thellësisht pajtohem se “Politika nuk është asgjë tjetër, përpos mjeshtëri e rrenës në çastin e duhur”, dhe nga këtu ndërlidhem me klasën politike në pushtet dhe opozitë, që tashmë prej kohësh po gënjejnë veten në kurriz të popullit të tij, duke e kthyer të ardhmen e kombit të vet në një udhë për të cilën rrallë do të mund të kthehet në gjendjen për t’u reformuar! Krahasuar me gjithë vullnetin politik, që fundja është shndërruar fatkeqësisht në një të keqe të domosdoshme, e cila veçse tashmë ka zënë shtegun për ta kthyer gjithçkanë në një humbje të pazakontë.

Pushteti luan keq me fatin e tij duke e kthyer përmbys njëkohësisht dhe fatin e popullit, ndërsa opozita luan me kryeneçësi me veten që fundja reflekton dhe te një pjesë e një populli të lënë në harresë, e që kjo lojë me kryeneçsinë sigurisht se vjen një kohë që do t’u kushtojnë shtrenjtë e ardhmja e tyre politike…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu