Stadiumi “Loro Boriçi” ka mbyllur dyert për një muaj.
Kompania greke përgjegjëse për tapetin e fushës do të nisë punimet për riparimet e tij. Tapeti është dëmtuar në katër ndeshjet e fundit për shkak të reshjeve të dëndura të shiut dhe nga pakujdesia e kompanisë greke.
Kështu skuadra e Shkodrës Vllaznia do të detyrohet t’i luajë ndeshjet në ‘shtëpi’ në kompleksin stërvitor “Reshit Rusi” dhe duhet të presë për një kohë të gjatë për të pritur mysafirët në stadiumin e ri.
“Loro Boriçi” do të jetë i përfunduar para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor për fazën kualifikuese të Botërorit, dhe pas kësaj përballjeje stadiumi do t’i kthehet përsëri Vllaznisë. /shqiperiaime