Më 27 Prill Ziadin Sela u mundua ta mbrojë Talatin, Talati mbrojti Veljanovskin?

Nga: Flakron Bexheti

Pamjet e 27 Prillit ende rrotullohen në memorien tonë. Edhe Pse Talat Xhaferi i sapozgjedhur Kryetar Kuvendi, ai nuk ishte i pari në vijën e frontit, sic do bënte një komandant, ose një kapiten.

Atë botë Talati, ishte deputeti i fundit ku mbrohej nga deputet tjerë. Mbrohej nga Kryeministri Zaev, nga Kryetari i ASH Ziadin Sela dhe shumë të tjerē , por jo edhe nga Artan Grubi, ose Vejsel Mehmedi, të cilët falë buzgjeshjeve të tyre, dhe dinakërisë u larguan nga turma e huliganëve!

Edhe pse caku i huliganëve nuk ishte Talat Xhaferi, por ishte Ziadin Sela, i cili ishte aty per ta mbrojtur edhe Talat Xhaferin Kryetarin e ri shqiptar te Kuvendit, duke mos e ditur as ai vetë se hijenat skishin asnjë punë me Talatin sepse ata ishin njerëz të afërt të Trajko Veljanovski, të cilët kishin dhënë urdhër të linçohet për vdekje Ziadin Sela, dhe mos tju mungoje asnje qime floku deputetëve të BDI, madje as Talat Xhaferit.

Nëse dikur Ziadini i vetëm, ishte në krah të Talatit, shtrohet pyetje, në krah të kujt ishte Talati dhe BDI-ja në momentin që duhej ti meret imuniteti Veljanovskit? Në krahun e Ziadin Selës, si më i dëmtuari natën e 27 Prillit, apo në anën e Trlrajko Veljanovskit, si i dyshuar si organizator i 27 Prillit!
Fatkeqsisht Talati dhe BDI ishin në anën e Trajkos dhe i kthyen shpinën Ziadin Selës njejtë si atëherë më 27 Prill ku e lanë të vetëm, te hiqet zvarrë i përgjakur dhe i alivanosur në mermerin e bardhë dhe të ftohtë të Kuvendit natën e trishtë të 27 Prillit.

Ndoshta ajo figurë e Ziadin Selēs, që e shohim ndonjë herë në ekranet televizive, duke e hequr zvarë edhe mund tju shfaqet si fantazëm që e vret si ndërgjegje Talatit dhe zyrtarët tjerë të BDI, por jo mjaftueshëm për ta menduar se duhet ta mbronin Ziadinin së paku tani duke ja marë imunitetin Veljanovskit, apo duhej t’i ngulin thikën pas shpine edhe njëhere Ziadin Selës, duke e lënë të lirë te akuzuarin Kryesor për ngjarjet e 27 Prillit Trajko Veljanovskin?!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu