LSDM ka tërhequr pllakatën në hapësirat e Degës së saj në Cair. Sipas tyre, e njëjta është vendosur pa vendimin e organeve partiake, transmeton Portalb.
“Ata që tentojnë të udhëheqin propagandë me tema ndëretnike frikohen nga humbja e qytetarëve në zgjedhje”, thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, pas shkrimeve në mediat pro qeveritare se LSDM nisi ta aplikojë dy-gjuhësinë.
Nga LSDM nuk kanë dhënë sqarime më të hollësishme se a ka qenë shkaku i tërheqjes së pllakatës gjuha shqipe në të.
Ata shkurt për Portalb thanë se: “Reagimi i tyre ka qenë i qartë”./Portalb