Vuçiq: Durrësi do të jetë porti më i afërt për Serbinë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Durrësi do të jetë porti më i afërt për Serbinë, pas ndërtimit të austostradës Nish – Prishtinë – Tiranë – Durrës.

“Pas ndërtimit të kësaj rruge prej Beogradit për në Durrës, do të udhëtohet katër orë e gjysmë”, tha Vuçiq në forumin biznesor Serbi – Shqipëri, që po mbahet në Nish.

Mëtutje, ai ka përkujtuar se këmbimi tregrar i Serbisë me Shqipërinë është 102 milionë euro në vit dhe ka vlerësuar se ekzistojnë kushte që ky këmbim të jetë edhe më i madh, por për këtë duhet eliminuar barrierat administrative dhe doganore, pasi vetëm për një ditë të pritjes në doganë, vlera e prodhimeve bujqësore zvogëlohet për 7%.

“Shpenzimet logjistike në Ballkanin Perëndimor janë 16% të GDP-së, ndërsa në Bashkimin Evropian, ato janë 8%”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë ka vlerësuar se shqiptarët janë biznesmenë të mirë dhe se ndërmarrësit serbë duhet të bashkëpunojnë me ta dhe të investojnë në Shqipëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu