Skandal/ Hashim Thaçi do të kyçet në fushatën parazgjedhore të VMRO-së?! (FOTO)

Përmes një akademie solemne, Universiteti Shtetëror i Tetovës sot do të ndajë titullin Doctor Honoris Causa për Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Marrim vesh se Thaçi do të keqpërdorë këtë nder të UT-së dhe se gjatë qëndrimit në Maqedoni do të kyçet edhe në fushatën parazgjedhore jozyrtare që veçmë ka filluar VMRO-DPMNE-ja. Marrim vesh se ai ka për qëllim të shkojnë edhe në Zajaz, te shtëpia e Ali Ahmetit, për të vizituar punimet që po zhvillohen për nxjerrjen e eshtrave nga një varrezë masive. Burime partiake nga vetë BDI disa herë kanë përsëritur për Gazetën lajm se këto eshtra janë zbuluar moti kohë, mirëpo po nxirren tani kur Gruevski është frikësuar se BDI nuk mund t’i sigurojë numër të madh të votave te shqiptarët. Nëse e bën një gabim të tillë, Thaçi faktikisht do të kyçet fushatën e BDI-së, e cila vitet e fundit është më lojale ndaj Gruevskit, se vetë degët partiake të VMRO-DPMNE-së.

Marrim vesh se në rast se Thaçi kyçet në fushatën e VMRO-së, duke vizituar Ahmetin në Zajaz, do të përballet me revoltë dhe protesta pas kthimit në Prishtinë, posaçërisht të familjarëve të vrarëve dhe të arrestuarve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

hashim-thaci


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu