Shikoni ku janë bashkë në këto momente Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi

Gjatë kohë ishte e paparamendueshme, mirëpo në këto momente kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi janë duke marrë pjesë bashkë në solemnitetin e organizuar në USHT, ku presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dekorohet me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Gazeta Lajm më herët ka shkruar se Hashim Thaçi mund të kyçet në fushatën parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së, duke përkrahur partnerin më lojal të Gruevskit, Ali Ahmetin, duke shkuar në Zajaz, ku po zhvillohen punime për zhvarrosjen e eshtrave në një varrezë masive. Pas shkrimit të Gazetës Lajm, marrim vesh se këshilltarët e tij janë duke i sugjeruar Thaçit të mos shkojë në Zajaz, për shkak të revoltës që mund të shkaktojë te shqiptarët e Maqedonisë dhe ët Kosovës. Për këtë arsye janë të mëdha gjasat që të mos realizohet udhëtimi i Hashim Thaçit në Zajaz edhe pse ende nuk ka vendim përfundimtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu