Manchester City mund të përjashtohet nga kupat e Europës, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Lajmi vjen nga zyrat e UEFA-s, ku njoftohet se është hapir një hetim ndaj klubit anglez, pasi dyshohet se ka shkelur rregullat e Fair Play-t Financiar.
Hetimi ka nisur pas disa artikujve të publikuar nga media të ndryshme europiane, ku sipas “Football Leaks”, raportohet se edhe vetë UEFA ka “mbyllur sytë” përballë shkeljeve të anglezëve.