Rama i kujton Vuçiçit momentin e dronit: Thash se më vdiqe para syve

Kryeministri Edi Rama që udhëtoi dje drejt Serbisë ku mori pjesë në Forumin e Sigurisë të vendeve të Ballkanit, pjesë të agjendës së tij ka pasur edhe promovimin e librit “Kurbani” në gjuhën serbe.

Gjatë fjalës së mbajtur në promovimin e librit, Rama theksoi se nesër shënohet dhe 2¬-vjetori i ngjarjes së “dronit” duke iu referuar incidentit në stadiumin e Beogradit.

“Dikush më kujtoi se nesër është 2 vjetori i dronit. Kujtoni si ishte atmosfera atëherë dhe tani. Në çdo media u transmetua si lufta e re ballkanike. Më kujtohet fytyra e Aleksandrit kur përmenda Kosovën, thashë më vete çfarë i bëra të shkretit djalë, do më vdesë para syve, por tashmë gjërat kanë ndryshuar”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri më pas foli dhe për ditëlindjen e tij që vitin e kaluar rastisi ta festohen në pallatin presidencial të Francës ku po mbahej takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Panorama.

“Kur Daçiç më këndoi për ditëlindje në Elize askush s’po e besonte, kujtuam se mos ishte provokim. I thashë Holande se në Ballkan nuk bëhen festa pa muzikë, e ai kujtoi se doja orkestër. Dërgova Ditmirin tek Iviça duke menduar se nuk do pranonte. Ai tha: Cilën këngë? E gjithë salla me publicistë e gazetarë serbë dhe tre ministra qeshën”, ka thënë më tej Rama./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu