A vlejnë ligjet pë Artan Grubin, krahun e djathtë të Ali Ahmetit (VIDEO)

E mbani mend kohën kur Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i kërkonte ish deputetit, Izet Zeqiri, të largohet nga Universiteti ose nga Kuvendi, pasi puna e ligjëruesit derisa ishte deputet u tha se paraqet konflikt interesi.

Në emër të këtij ligji nga Universiteti janë larguar edhe dy deputetë të BDI-së, Ermira Mehmeti dhe Mirvan Xhemaili. Por këto ligje nuk ndalojnë deputetin Artan Grubi i cili për një kohë të gjatë tanimë ligjëron në Fakultetin e Gazetarisë në USHT.

Ky rast u trajtua në edicionin më të ri të emisionit “Gujrmë” që u transmetua sonte në TV SHENJA.

Nga Kuvendi i Maqedonisë cituan nene ligjore nga ligji për arsim të lartë, kodi zgjedhor dhe ligji për deputet, ku sipas sekretarit të Kuvendit ndalohet që deputetët të punojnë si profesorë.

Vetë deputeti Artan Grubi nuk iu përgjigj pyetjes së emisionit “Gjurmë” mbi angazhimin e tij në USHT, gjithashtu nuk dihet se sa paguhet ai për angazhimin e tij në USHT.

Nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit të cilët deri më tani kanë larguar shumë deputetë nga katedrat, për tre ditë nuk dhanë përgjigje, ndërsa kreu i këtij komisioni gjatë një aktiviteti publik, në pyetjen tonë tha se ka raste kur ligji lejon që deputetët të ligjërojnë, por jo edhe të punojnë si profesorë.

Kryetarja e organizatës “Transparent Maqedoni”, Sllagjana Taseva, akuzoi se komisioni antikorupsion ndërron qëndrimet sipas nevojave dhe rasteve. Përveç Tasevës, edhe Komisioni Evropian për çdo vit ka ngritur dyshime për ndërhyrje të politikës, konkretisht pushtetit në Komisionin Antikorupsion.

Ekipi i emisionit “Gjurmë” ju sjellë edhe deklaratën e deputetit Artan Grubi për pasurinë e tij të tundshme dhe të patundshme. Sa peshon pasuria e Grubit, pse atij askush s’i ndalon të ligjërojë në USHT dhe nga e mer fuqinë politike ku u ngjit shumë lartë për një kohë të shkurtë, ndiqeni emisionine plotë “Gjurmë” në videon e mëposhtme. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu