Zbardhet plani i qeverisë, ja sa do të rriten pagat dhe pensionet

Qeveria shqiptare ka rënë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Për rritjen e pagave dhe pensioneve, qeveria ka parashikuar që 70 milionë dollarë të përdoren për rritjen e pagave, ndërsa 30 milionë dollarë për rritjen e pensioneve.

Pas kërkesave të vazhdueshme të biznesit, qeveria në buxhetin e 2017-s do të rrisë për herë të parë pas 3 vjetësh edhe pagën minimale. Rritja parashikohet 36 për qind.

Javën e ardhshme në Tiranë mbërrin misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku në fokus do të jenë diskutimet për buxhetin e vitit 2017, duke përfshirë edhe fondin që do të përdoret për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Aktualisht, paga minimale është 22 mijë lekë dhe parashikohet të shkojë në nivelin 30 mijë lekë. Në projeksionin për rritjen e pagave, qeveria ka parashikuar që rritja më e madhe të jetë për pagat e ulëta dhe pagat mesatare, ndërsa do të ketë rritje të lartë edhe për kategori të veçanta, siç janë mjekët, infermierët dhe mësuesit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu