Martohet zv/kapiteni i Tiranës, dasmë në xhami dhe në fushë (FOTO)

Zv.kapiteni bardheblu i Tiranës, Gentian Muça, i jep fund këtë fundjavë beqarisë. 29- vjeçari, idhulli i tifozëve, fanatiksi i ditëve të para, ka tre ditë që ka hapur zyrtarisht ceremoninë e martesës.
Dhe ka zgjedhur Agin, vajzën simpatike e të shkathët, krejt e kundërta në tip me personalitetin që shfaq Genti. Në karrierën e tij futbollistike, djaloshi i bukur që nuk ka marrë asnjë karton, bëri një gjest rikthimi drejt tifozërisë.
Kjo e diel, për të, në karrierën e vet, do të jetë më e veçanta. Ka vendosur të martohet, por ka vendosur (dhe trajneri i Tiranës Ilir Daja), të luajë edhe kundër Skënderbeut, në një ndeshje, kaq të rëndësishme për Tiranën në këtë momente.

“Bluetooth” ka arritur të marrë informacione se çdo të ndodhë me zv,kapitenin bardhë e blu. Makinat do të ecin drejt shtëpisë së vajzës, për të nxjerrë nusen nga dera e shtëpisë së vet, të dielën në mëngjes. Në fundjavë, nuk e ka shmangur xhaminë. Gent Muça, është praktikant i fesë myslimane.

Ndaj ka vendosur që ceremoninë ta zhvillojë edhe në xhami, ku për herë të parë vjen një foto e tij me Agin duke u lutur. Ai i veshur me kostumin e dhëndrit, dhe ajo, një nuse e mbuluar me të bardha. Gent Muça, sa të marrë nusen e ta lërë në shtëpi, do të vrapojë drejt e te ekipi që do të jetë në grumbullim. Dhe më pas surpriza.

E si mund të martohet Genti jashtë fushës së blertë? Pikërisht në shtëpinë e bardhebluve, te “Selman Stermasi” me një spektakël që do ta dëshironte gjithkush, Genti dhe Agi do të kryejnë edhe ceremoninë e martesës, në sy të tifozëve bardheblu, por edhe miqve korçarë që mund të kenë mbushur stadiumin.

Do të ketë fare pak momente për të hequr kostumin e dhëndrit dhe për të veshur fanellen bardheblu. Nuk është shumë e qartë nëse do kemi një nuse që do të shohë ndeshjen në tribunë, apo do të kemi vetëm një dhëndër në fushë.

Ajo që dihet me siguri, është fakti se, nëse Genti shënon ndonjë gol, valle e haeng do të ketë dhe në fushë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu