Pretendohet tjetër rrezik për anijet amerikane në Detin e Kuq

“Detarët dhe anijet nuk u dëmtuan. Do të vazhdojmë të ruajmë lirinë tonë të lundrimit në këtë rrugë të rëndësishme detare”, ka theksuar Ross

Marina Amerikane bëri të ditur se është identifikuar një kërcenim i ri raketor kundrejt anijeve amerikane të cilat lundrojnë në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kuq. Gjithashtu bëhet e ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Njëri nga zëdhënësit e Marinës Amerikane, Gary Ross, në deklaratën me shkrim theksoi se dje kanë identifikuar një kërcënim raketor kundrejt anijeve të Marinës Amerikane që ishin në gjendje lundrimi në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kuq dhe se kanë arritur ti marrën të gjitha masat e nevojshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu