Kompensime qesharake për të përmbyturit në Shkup

Kanë kaluar tashmë dy muaj pas përmbytjeve të cilat shkaktuan dëme të paimagjinueshme në zonat rreth Shkupit.

Banorët e Hasanbegut ankohen se fondet që kanë marrë nga shteti për kompensimin e dëmeve janë qesharake.

Në një faturë të siguruar nga “Alsat”, shihet qartë se Ministria e Financave ka lëshuar në konton e njërit prej banorëve vetëm 420 denarë, ndërsa dëmet që ka pësuar prona e tij janë shumë të mëdha.

Ndërkohë disa prej banorëve thonë se ende nuk kanë marrë as edhe një denarë si kompensim.

Ndërsa banorët ankohen, Komisioni për Vlerësimin e dëmeve thotë se deri më tani janë dëmshpërblyer mbi 2800 familje.

Kreu i këtij komisioni Ejup Alimi thotë se në fillim përparësi u jepet personave, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar më rëndë, ndërsa më pas do të kompensohen edhe dëmet në bujqësi dhe makineri. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu