Bujar Osmani: Regjistrimi i popullsisë do të mbahet më 2020

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sonte në TV Telma deklaroi se LSDM dhe partia e tij kanë renë dakord që të ketë regjistrim të popullsisë në vitin 2020.

Osmani shtoi se gjatë regjistrimi të popullsisë do të përdoren të dhënat bazë nga institucioneve dhe nënshkrimet në terren, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Do të regjistrohen edhe karakteristikat etnike, fetare dhe kulturore të qytetarëve”, tha Osmani duke thënë se kanë krijuar mekanizëm mirëbesimi.

Sipas tij është vendosur që i gjithë procesi të jetë në barrën e Entit Shtetëror për Statistika dhe të mos ndryjë politika ku drejtori dhe zëvendësdrejtori të vendosin bashkërisht në materialet e regjistrimit, që siç tha Osmani, qytetarët të kenë besim në proces./Telegrafi/


1 Koment

  1. Po Po regjistrimi ne 2020
    Budalla esht ai qe vjen e regjistrohet
    Njeher perzini shqiptaret masanej Regjistrimi
    Un per vete kuuuur nuk vij
    Merni pasaporta Te gjermanit se me tmaqedonis nuk Ban se edhe ma keq do bahet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu