7 raste kur teknologjia pothuaj e shkatërroi botën

Nëntor 1961

Kategoria: Armagedoni bërthamor.

Sfondi: Në vitet 1950, SHBA ndërtoi një seri me sisteme radarësh të sinjalizimit të hershëm, që ishin projektuar për të pikasur sulmet bërthamore të Rusisë. Këta sisteme radarësh ishin direkt të lidhur me Komandën Ajrore Strategjike dhe NORAD, pej ku SHBA mund të koordinonte një sulm bërthamor në shkallë të gjerë.

Çfarë ndodhi: Në 24 nëntor 1961, të gjithë komunikimet mes vendeve të radarëve dhe Komandës Ajrore Strategjike u ndalën befas, duke sinjalizuar një sulm. Si për t’i përkeqësuar gjërat, SAC zbuloi se edhe linjat telefonike nuk punonin, gjë që ndërpreu komunikimet me NORAD.

Sa pranë? Kur tre vendndodhje radarësh u zhdukën nga harta, ekuipazhet e bombarduesve B-52 ndezën motorrët, gati për t’u nisur. Më pas u vendos kontakti në radio me një flotë avionësh B-52 mbi alaskë, që konfirmoi alarmin e rremë.

Shkaku? Rezultoi që të gjithë vendet e radarëve dhe linjat telefonike ishin devijuar përmes një stacioni të vetëm në Kolorado, i cili ishte mbinxehur dhe fikur. (bota.al)

Tetor 1962

Kategoria: Armagedon bërthamor.

Sfondi: Në kulmin e krizës kubane të raketave dhe me paranojën e Luftës së Ftohtë në maksimum, një roje në Sektorin Duluth në Qendrën e Operacioneve pikasi një siluetë që ngjitej mbi gardhin e sigurisë. Kështu aktivizoi menjëherë “alarmin e sabotazhit”.

Çfarë ndodhi: Alarmi i sabotazit ndezi alarme të tjerë në të gjithë bazat e forcave ajrore rreth e rrotull. Megjithatë, problemi ishte se një bazë – Volk Field, Uiskonsin, pa të ndizet alarmi i gabuar. Ishte alarmi që sinjalizonte fillimin e Luftës së Tretë.

Sa pranë? Koha nuk mund të ishte më e keqe. SHBA ishte në alarmin DEFCON 3 për herë të parë në historinë e saj dhe ekuipazhet e bombarduesve ishin në gatishmëri të plotë. Duke ditur që nuk do të kishte stërvitje ndërsa Defcon ishte në fuqi, një skuadron me avionë F-106A nisi të ngrihet në ajër. Vetëm një makinë e vetme që ecte me shpejtësi në pistë dhe bënte me drita i ndali avionët.

Shkaku? Dikush kishte lidhur në mënyrë të gabuar sistemet e alarmit në Volk Field dhe kishte përzierë sirenën e sabotazhit me atë të Luftës së Tretë. Dhe silueta që i ngjitej gardhit kish qenë një ari.

Nëntor 1979

Kategoria: Armagedon bërthamor

Sfondi: Me Amerikën dhe Rusinë që zhvillonin luftëra përmes të tretëve në Afganistan, Amerikën e Jugut dhe Afrikën jugore, tensionet ishin shumë të lartë në vitin 1979.

Çfarë ndodhi: Në orën 08:50 të 9 nëntorit 1979, Pentagoni NORAD dhe SAC panë të tmerruar atë që dukej si një model i pagabueshëm sulmi bërthamor sovjetik në ekranët e tyre. Qendrat e kontrollit të lëshimit të raketave Minutemen morën një paralajmërim paraprak.

Sa pranë? Për 6 minuta, të gjithë krerët ushtarakë të SHBA ishin të bindur se ndodheshin nën një sulm sovjetik në shkallë të gjerë. E gjithë forca ajrore e mbrojtjes në kontinent u vu në alarm dhe u ngritën në ajër disa avionë. Avioni presidencial për raste katastrofash gjithashtu u bë gati.

Shkaku? Në vitin 1979, sistemi i mbrojtjes dhe paralajmërimit ishte vendosur në një kasetë nga ato të modelit të vjetër. Një teknik i shkujdesur kishte futur gabimisht një kasetë simulimi të një sulmi sovjetik.

Qershor 1980

Kategoria: Armagedon bërthamor

Sfondi: Më pak se një vit nga rasti i fundit, SHBA përjetoi një tjetër alarm të rremë.

Çfarë ndodhi: Në rrethana normale, sistemi i alarmit të raketave i SHBA në NORAD duhet të shfaqte “0000 ICBM detected”, “0000 SLBMs detected”. Në 3 qershor, kjo ndryshoi. Tani ekrani tregonte që ishin lëshuar dy raketa, më pas 200. E qartë që kjo nuk ishte gjë e mirë.

Sa pranë? U informua presidenti dhe menjëherë u organizua një takim me ushtarakët më të lartë. Për fat, shumë shpejt u bë e qartë se ishte alarm i rremë. Ndonëse në ndërkohë ekuipazhet e bombarduesve bërthamorë i kishin ndezur motorrët.

Shkaku? Një chip i kompjuterit që kushtonte më pak se 50 cent kishte shkaktuar gabimin.

Shtator 1983

Kategoria: Armagedon bërthamor.

Sfondi: Rusët kishin zhvilluar tashmë një sistem të pikasjes së raketave me saktësi të madhe, bazuar në monitorimin satelitor.

Çfarë ndodhi: Në 26 shtator, 1983, sistemi rus raportoi që disa raketa ishin lëshuar nga SHBA. Sistemi i instaluar rishtaz ishte më i saktë se sa metodat e mëhershme dhe bazohej në një seri satelitësh rusë që monitoronin horizontin për silueta të raketave amerikane. Thellë në një bunker bërthamor sovjetik, një person, Stanislav Petrov duhej të vendoste nëse të përgjigjej me një sulm bërthamor total apo duhej të priste.

Sa pranë? Lejtnant Koloneli Petrov vendosi që ishte më shumë një alarm fals, duke thënë që “kur njerëzit nisin një luftë nuk e bëjnë me vetëm pesë raketa”. Shefi i tij, Andropov ishte i njohur për mosbesimin ndaj SHBA dhe ka gjasa që nëse Petrovi doe kish përcjellë si të vlefshëm paralajmërimin, një raportim i tillë i gabuar do të kish bërë që udhëheqja sovjetike të sulmonte.

Shkaku? Alarmi i rremë u shkaktua prej një fenomeni të zakonshëm gjatë ekuinoksit. Satelitët rusë, dielli dhe fushat e raketave amerikane u vunë në një resht në të njëjtën kohë.

Qershor 1992

Kategoria: Të korrat e modifikuara gjenetikisht.

Sfondi: Një kompani europiane bioteknologjike kishte zhvilluar një variacion të bakterit Klebsiella planticola, i projektuar të shndërronte mbetjet ushqimore në lëndë djegëse.

Çfarë ndodhi: Bakteri i modifikuar gjenetikisht ishte projektuar të prodhonte etanol nga mbetjet ushqimore, ndërkohë që mbetjet më pas do të përdoreshin si fertilizant për të mbjellat. Agjencia e Mbrojtjes Mjedisore e SHBA kishte testuar gjerësisht bakterin dhe kish konkluduar se nuk përbënte dëm për njerëzit apo mjedisin.

Sa pranë? Vetëm rastësisht, një akademik i Universitetit Shtetëror të Oregonit, vendosi të testojë bakterin në një tokë josterile për të monitoruar efektet. Nëse një shkencëtar skeptik nuk do të kishte testuar bakterin në një skenar të botës reale, me gjasë shumë njerëz do të kishin vdekur.

Shkaku? Kur ishte testuar në tokë jo sterile, Klebsiella planticola kish “vrarë” të gjithë bimët me të cilat kish rënë në kontakt. Në rast se do të ishte nxjerrë, bakteri do të ish përhapur në gjithë botën dhe do të kishte shkatërruar të gjithë bimët mbi Tokë.

Janar 1995

Kategoria: Armagedon bërthamor.

Sfondi: Në 25 janar 1995, shkencëtarët norvegjezë dhe kolegët e tyre amerikanë lëshuan një raketë që ishte projektuar të studionte dritat veriore.

Çfarë ndodhi: Për rusët, raketa u duk ekzaktësisht si një raketë bërthamore amerikane “Trident”, dhe ndoqi të njëjtën trajektore si një sulm i qëllimshëm bërthamor. Koha e vlerësuar e fluturimit deri në Moskë ishte 10 minuta, gjë që i jepte shumë pak kohë qendrës së alarmit në Rusi për të vendosur nëse Lufta e Tretë sapo kishte nisur.

Sa pranë? Një ditë më vonë, Boris Jelsini deklaroi se ai kishte aktivizuar “futbollin bërthamor” – një pajisje e cila i lejonte presidentit rus të komunikonte direkt me këshilltarët e tij ushtarakë. Për pothuaj 10 minuta Rusia kish qenë e armatosur dhe gati që të zhyste botën në një lëmsh zjarri.

Shkaku? Norvegjia kishte informuar 35 vende për eksperimentin, përfshirë edhe Rusinë. Lajmi kish mbërritur në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë, por nuk ishte përcjellë tek qendra e alarmit. / www.bota.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu