Një qytetar është detyruar të përballet me sjelljen e papranueshme të një punonjësi policie, i cili bërtiste sikur të ishte “i forti i lagjes”, jashtë çdo norme qytetarie.
E gjithë ngjarja është filmuar me celular nga një femër që shoqëronte në makinë drejtuesin e mjetit. Ky i fundit tregon se makina e policisë ishte fshehur pas një tabele në një kthesë dhe ai për të mos e goditur bëri një frenim të fortë dhe më pas e parakaloi. Patrulla e ndoqi nga pas dhe i vendosi gjobë për parakalim të gabuar.
Por, sjellja e njërit prej policive rëndoi më keq situatën, i cili i bërtiste se do ta shtrinte në tokë ta arrestonte, madje e kërcënoi që të takoheshin edhe vetëm për të sqaruar situatën./shqiperiaime