Edi Rama vazhdon ‘injorimin’ e flamurit kuqezi, sërish vesh xhup dhe jelek me flamur të huaj (FOTO)

Brenda tetorit, fermerët në Durrës do të kenë në funksion të plotë kanalet kulluese, të cilat po rihapen dhe së shpejti do të jenë gati për punë. I shoqëruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako, kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet për rivitalizimin dhe vënien në funksion të këtyre kanaleve.

Por ajo që bie në sy edhe kësaj here është se Rama mban të veshur një xhup me flamur të Italisë, ashtu siç e pati në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, transmeton lajmi.net.

Por jo vetëm xhupin, por Rama edhe nën të mbante një jelek ku shihej qartë flamuri italian.

Shtrohet pyetja a nuk ka xhup tjetër Rama, apo këtë e bënë nga dashuria e madhe për Italinë. Pse ai nuk mban xhup ose jelek me flamur të Shqipërisë, ose Kosovës?

r1 r2 r3 r4


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu