Shqiptarët në Mal të Zi pësojnë debakël, fitojnë vetëm një deputet

Zgjedhjet parlametare në Mal të Zi të cilat u mbajtën kësaj të diele nuk dhanë asnjë fitues apo asnjë subjekt politik i cili është i kënaqur me rezultatin përfundimtar të tyre.

Në këtë aspekt në mesin e shumë të të zhgënjyerve janë edhe subjektet politike shqiptare. Nga 4 deputetë që i kishin para 8 viteve zbriten në 2 sa kishin para 4 viteve për të përfunduar në 1 sa do kenë në katër vitet e ardhshme. Rezultat aspak i mirë dhe zhgënjyes për shqiptarët.

Sipas rezlultateve joyzrtare të paraqitura nga CEMI, partia DPS e Millo Gjukanoviqit ka fituar rreth 41,1% të votave apo 36 deputete. Kjo parti pritet që me partitë e pakicave dhe SD të formojë qeverinë e ardhshme në Mal të Zi.

Rezultatet e partive apo koalicioneve tjera është si më poshtë.
Demokratski Fron 77.800vota ose 20,30%, 18 deputetë
Koalicija – Ključ – DEMOS, SNP, URA 42.300vota ose 11,00%, 9 deputetë
Mr Aleksa Bečić – Demokrate 38.400 vota ose 10,00%, 8 deputetë
SDP – Ranko Krivokapić 20.000 vota ose 5,20%, 4 deputetë
Socijaldemokrate Crne Gore – Ivan Brajović 12.400 vota ose 3,20%, 2 deputetë
Bošnjačka Stranka – Rafet Husović 12.300 vota ose 3,20%, 2 deputetë
Pozitivna Crna Gora – Darko Pajović 5.000 vota ose 1,30%, 0 deputetë
Albanci odlučno Forca-DUA-AA 4.700 vota ose 1,20%, 1 deputetë
Albanska koalicija „Sa jednim ciljem“ 3.500 vota ose 0,90%, 0 deputetë
Hrvatska građanska inicijativa – HGI od srca 1.700 vota ose 0,50%, 1 deputetë
Lista Demokratskog saveza Albanaca 1.500 vota ose 0,40%, 0 deputetë
Srpska stranka – prof dr Milovan Živković 1.200 vota ose 0,30%, 0 deputetë
Bošnjačka Demokratska Zajednica 200 vota ose 0,30%, 0 deputetë
Alternativa Crna Gora 900 ose 0,20%, 0 deputetë
Stranka penzionera, invalida i socijalne pravde 700 vota ose 0,20%, 0 deputetë
Stranka srpskih radikala 700 vota ose 0,20%, 0 deputetë

Në bazë të këtyre shifrave DPS i Millo Gjukanoviqit mund të formojë shumicën qeversise ku rol vendimtar do të ketë koalcioni shqiptar ”Shqitaret e vendosur”, mandati i së cilës do të peshojë qeverisjen e re të DPS-it.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu