Torturat ç”njerëzore daj grupit të Kumanovës, nuk shqetëson ministrin me “puro” Xhaferi!?

Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi është gjithnjë në fokusin e mediave. Këtë herë është nën kritikat të mëdha në rrjetin social Facebook, pas publikimi të një fotoje të tij në rrejtin social Facbook duke mbajtë në dore një PURO cigare, shkruan zhurnal.

Ministri Xhaferi ka vetëm pak muaj që është ulur në pozitën e ministrit të drejtësisë duke kaluar kështu nga këshilltari i ministrit që ishte, mbrëmë ai ka hedhur në profilin e tij në facebook një foto në të cilën shihet me një PURO, në dorë.

Sipas disa komentuesve, Ministri Xhaferi detyrën e tij për të cilën është betuar ndaj Liderit të tij z.Ali Ahmeti se ai do kryej punën e tij, më përkushtim më te madhe, fotoja e shkrepur nga vet ai, si duket për afro 6 muaj nga marrja e postit, ministri në fjale, si duket ka rra në “Agallëk, rehari, privilegje”, udhëtime gjithandej të gjitha në shpinë të popullit, ndërsa punë pak, ose hiç!?

Njëri nga komentuesve thotë: “A thua pozitën si ministër e ka zënë vetëm për luks për një jetë më të mirë, e duke haruar që prapa vetes ka një armatë njerëzish të cilët presin për t’iu kryer punë e për një mirëqenie më të mirë!?” Po nuk do të ia zeme për të madhe, duket se ministri është i ri “AXHAMI” në moshë, dhe ai disa herë për moskryerjen e punëve mundohen të amnistohet me thënien, «..Jemi të ri e mosha e bën të veten..», kështu duket se po i kalon koha edhe ministrit të ri të drejtësisë Valdet Xhaferi i cili gjatë gjithë kohës bën takime dhe merr pjesë nëpër seminare e organizime të ndryshme, por nuk na le të mos kuptojnë se ai më vetëm se kur ka kohë për relax ndez nga një PURO”, thotë komentuesi, njofton Zhurnal.

Ndërsa një tjëtër në facebook-un, e tij shkroi: “Si duket kolltuqet e postet për dikë janë vetëm për t’u “pasuruar” veten ose edhe ky ministër i ri e ka keqkupruar pozitën të cilën e ka!? Punë për popull e jo ë për vete, e duke qenë emër publik dhe bartës funksioni, të paktën ministri duhet të jap shembull të mirë që në një shtet ku mungojnë mjetet për rroga, mirëqenia sociale është gati zero, dhe se sipas disa komentuesve për agjencinë tone, theksojnë se ky ministër nuk duhet shfaqur vetën se nëse tani është minster, duheshka të na shfaqet me një foto “ë” në dore, dhe jetë luksi…!”

Sipas asaj që komentohet poshtë fotos së ministrit, duket se ministri Xhaferi, është në udhëtim zyrtarë në Turqi por që ministri nuk e ka bërë të ditur vendndodhjen.

Ndiqni linkun: https://www.facebook.com/valdet.xhaferi?fref=ts

Lidhur me këtë foto ka pasur edhe reagime të shumta nga disa lexues të Agjencisë sonë ku theksojnë se Ministri Xhaferri ende nuk po sheh të arsyeshme të nis ndonjë proces për ti denuar policët që kanë maltretuarit të burgosurve shqiptar, por ai ka dhezë PURO cigare, thuajse gjitha punët janë në terezi. Çfarë “TURPI”!?

Torturat ç’njerëzore që në vazhdimsi po u bëhën disa personave të grupit të Kumanovës. Në një situatë të këtill të pavolitshme për të burgosurit Kosovar, ende nuk dihet se a ka ndërmarr masa konkrete Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi që të parandalohet torturat ndaj të burgosurve shqiptar të cilët janë me pranga në dorë dhe të pa rrezikshëm për policinë.

Agjencisë së Lajmeve Zhurnal ka disa javë që ka kërkuar qëndrim zyrtar nga ana e Ministrit të Drejtësis Valdet Xhaferi se çfarë ka ndërmar për torturat dhe keqtrajtimet që iu bëhen të burgosurve kosovar, të cilët në seancën e fundit gjyqësore kërkuan në mënyrë masovike ndihmën e mjekut për të shkuar në Spital, por deri në këtë moment, Ministri Xhaferi nuk e pa të rrugës të përgjigjet në pyetjet tona. Por sonte “tronditi” Facebook-un me një foto të cilin e shkrepi vetë me ë në dorë!?

Më poshtë i keni pyetjet që Zhurnal ia dërgoi Ministrit të Drejtësis, por deri në këto momente, ende nuk kemi marrë përgjigje.

1. Z.Ministër, disa herë anëtarët e grupit të Kumanovës janë maltretuar, madje këtë e kanë pranuar edhe në seancën e fundit gjyqësore ku publikisht kanë kërkuar ndihmë mjeksore. Cilat kanë qenë veprimet e juaja për të parandaluar dhunën ndaj të burgosurve të grupit të Kumanovës?

2. Nën ingerencë të ministrisë që ju drejtoni gjendet edhe burgjet, a do të kërkoni përgjegjësi nga drejtorët e burgjeve dhe të punësuarit nëqoftëse të burgosurit maltretohen nga gardianët?

3. A i keni vizituar ju, apo a keni lëshuar ndonjë ekip të ministrisë suaj që të vizitojnë grupin e Kumanovës, dhe në çfar gjendje shëndetësore gjenden ata?

4. A ndjeni përgjegësi morale për keqtrajtimin e tyre, nëse vazhdon maltretimi ndaj këti grupi a pritet që të jepni dorëheqje?

Ndryshe, Ministri i Drejtësis, Valdet Xhaferi në vend që të jetë më fleksibil për të komunikuar me mediat, pasi ai para se të emërohet në këtë post, ka punuar në sektorin për informim të kësaj ministrie. Mirëpo pozita e tij aktuale e Ministrit e obligon si në formën morale poashtu edhe ligjore që të bënë reagim të fuqishëm për të ndalur torturën që iu bëhet të burgosurve kosovar, pasi në të kundërtën ai nuk e respekton parimin e PËRGJEGJËSIS.

Si ndjehet Xhaferi pas këtyre alarmeve të cilët dy ditë shkruajnë mediat në vend dhe në rajon, ndërsa ai mbush Facebook profilin e tij me foto personale, dhe me ë cigare në dorë, se kinse gjithë punët i ka fut në terezi!?

Shumë qytetarë janë të revoltuar dhe paralajmërojnë në rrjetet sociale se do të ngriten në protesta masovike para Ministrisë së Drejtësis.
Në Kosovë nëpër rrjetet sociale komentohet me të madhe tortura e të burgosurve dhe shqetësimi i tyre se si mund të flenë të qetë drejtuesit të cilët duhet të parandalojnë këto maltretime ndaj të burgosurve kosovarë, pavarësisht veprës së tyre për të cilën akuzohen.

valdet-xhaferi-fb-profile


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu